09:00 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Vdes ish-presidenti i klubit të madh evropian, i infektuar me koronavirus

Ka vdekur në moshën 68-vjeçare, ish-presidenti i Marseille, Pape Diouf, shkaku i disa komplikimeve shëndetësore pas infektimit me koronavirus.

Ai ka qenë i shtrirë në spital në vendlindjen e tij, Senegal, dhe ka qenë duke marrë ndihmë për frymëmarrje që nga e shtuna, pasi gjendja e tij u bë serioze pas infektimit me koronavirus.

Ndërsa, të afërmit e senegelazit kishin shpresuar se do të kishin mundësi ta transportonin atë në Francë për të marrë trajtime të mëtutjeshme mjekësore, mirëpo ai ndërroi jetë para se të kishte mundësi të largohej nga Dakar.

Marseille e konfirmoi lajmin për vdekjen e Diouf përmes një deklarate të lëshuar në faqen zyrtare.