75 Mall Live Search
23:20 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / Gj. Sh

Vdes ish-sekretari i KB Pejës

Ish-sekretari i KB Pejës, Fetah Musa, ka vdekur ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi pejan, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, shkruna IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Humbje e madhe për qytetin e Pejës!

KB Peja i shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit të Klubit, Fetah Musa.

Kontributi i Fetah Musës për basketbollin ishte i jashtëzakonshëm, andaj ne qëndrojmë afër me të dashurit e tij në këto momente të vështira.

U prehsh në paqe, Fetah!/IndeksOnline/