10:43 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vdes ish-tenisti i njohur, kampion i Wimbledonit

Ish ylli i tenisit australian dhe kampioni i dyfishtë i Wimbledon, Peter McNamara ka vdekur në moshën 64 vjeçare.

Tenisti i lindur në Melburn fitoi pesë tituj i vetëm dhe 19 tituj në çift gjatë karrierës së tij, shkruan Indeksonline.

Sipas shokut të tij, David Laë, McNamara vdiq në mënyrë paqësore në shtëpi në Gjermani pasi vuante nga kanceri i prostatës.

Ai kishte vazhduar të luante ndeshje ekspozuese dhe trajner gjatë gjithë sëmundjes së tij, me pak njerëz që e dinin për diagnozën e tij. /IndeksOnline/