75 Mall Live Search
10:06 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vdes ish-trajneri i skuadrës së Dritës

Ka ndërruar jetë sot në moshën 59- vjeçare ish-trajneri i Klubit të Hendbollit, Drita, Agim Shkodra.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot pas namazit të ikindisë (14:00) në varrezat e Gjilanit.

Shkodra ka qenë edhe trajner i Kombëtares së Kosovës në kategorinë e femrave. /IndeksOnline/