08:12 / E Martë, 28 Qershor 2022 / AR

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit, Tafil Fetahu.

Lajmi është bërë i ditur nga asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Podujevës, Ragip Fetahu – i cili është familjar i tij.

Fetahu ka njoftuar se për kohën e varrimit do të njoftojnë së shpejti.

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq, shok e familjarë

ju njoftoj se ka ndërruar jetë djali i axhës, ushtari i UÇK- së Tafil Fetahu.

Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë.

Zoti e dërgoft në lula të gjehnetit!