Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Nezir Neziri

Ka ndërruar jetë Nezir Neziri, njëri ndër luftëtarët e orëve të para të UÇK-së, veprimtar i çështjes kombëtare, ish-eprori i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, dhe njeriu që dha shumë për lirinë e Kosovës.
Ish-Komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj këtë lajm mortor e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e vet në Facebook.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka shkruar fjalë të mëdha për të ndjerin.

“Bashkë në luftë dhe në paqe. Jeta jote kaloi në rrugën e lavdisë dhe sakrificave. Përgjithmonë në kujtimin tonë, Nezir!”, ka shkruar Haradinaj në postim.
Varrimi i eprorit të UÇK-së e TMK-së do të bëhet në ora 14:00 në Kompleksin Memorial në Jabllanicë.

