16:30 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Vdes ish ushtari i UÇK-së nga Kleçka, Fatmir Limaj ngushëllon familjen dhe bashkëluftëtarët

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se ka humbur një nga miqt dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së, Nexhmi Shala, nga Kleçka.

Limaj përmes një statusi në faqen zyrtare të kësaj partie ka thënë se, Nexhmiu do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një luftëtar trim dhe veprimtar i dalluar për çështjen kombëtare.

Postimi i plotë i Limajt:

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut dhe bashkëluftëtarit tim, Nexhmi Shala. Ai ishte një hero i gjallë, i cili gjithë jetën ia kushtoi vendit. Nexhmiu do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një luftëtar trim dhe veprimtar i dalluar për çështjen kombëtare. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala dhe të gjithë bashkëluftëtarëve. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën dha aq shumë.”

Fatmir LIMAJ