12:04 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vdes ish ylli i NBA në aksident trafiku

Ish-basketbollisti i NBA-së, Rasual Butler dhe bashkëshortja e tij, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në California.

38 vjeçari nuk arriti të mbijetoi plagët pas përplasjes së veturës së tij, Ranger Rover me një muri për shkak të shpejtësisë së madhe.

Butler para dy vitesh u tërhoq nga basketbolli si lojtar i San Antonio Spurs, ndërsa më pas ishte pjesë edhe e Miami Heat, New Orleans Hornets, Chicago Bulls, Toronto Raptors, Indiana Pacers, Washington Wizards./Indeksonline/