75 Mall Live Search
12:15 / E Premte, 07 Qershor 2024 / k.v

Vdes Jeton Berisha, ishte plagosur para dy javësh në Pejë bashkë me dy djemtë e tij

Ka vdekur Jeton Berisha, njëri nga tri viktimat e tentativë rasjess së para disa javësh në Pejë.

Ai ndodhej në gjendje të rëndë, me plagë në regjionin e qafës dhe gjoksit.

Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Me urdhër të prokurorit është lëshuar urdhëri për obdukimin e viktimës. Duhet të presim raportin e Instituit të Mjekësisë Ligjore pasi të bëhet autopsia”, ka thënë Nikçi.

Autoritetet e rendit ende nuk kanë treguar motivet ku babai me dy djemtë e tij, Jetnisin dhe Jetartin, ishin qëlluar me armë zjarri para rreth dy javësh në qendër të Pejës./IndeksOnline/