75 Mall Live Search
17:58 / E Martë, 05 Gusht 2025 / Gj. Sh

Vdes Jorge Costa, ish-kapiteni i skuadrës së Portos

Ish-kapiteni i Portos, Jorge Costa 53- vjeçar, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Sipas mediave, Costa i cili ishte drejtor i FC Portos, thuhet se pësoi një atak kardiak në qendrën stërvitore të klubit në Portugali dhe vdiq më vonë në spital, shkruan IndeksOnline.

Ish-kapiteni i FC Portos kaloi 15 vjet në Porto, duke luajtur 383 ndeshje dhe duke shënuar 25 gola.

Arritja e tij më e madhe ishte si kapiteni i ekipit fitues të Ligës së Kampionëve të Jose Mourinhos në vitin 2004, kur ata mposhtën Monacon 3-0 në finale.

Përveç Ligës së Kampionëve, Costa fitoi tetë tituj kampioni, Kupën UEFA, Kupën Ndërkontinentale, pesë trofe Taca de Portugal dhe tetë Superkupa.

Ai gjithashtu bëri 50 paraqitje për ekipin kombëtar portugez — duke marrë pjesë në një Kupë Bote dhe një Kampionat Evropian — dhe shënoi dy gola.