10:03 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / AR

Vdes këmbësori pasi u godit nga vetura mbrëmë në Fushë Kosovë

Indeksonline mbrëmë ka raportuar për një aksident trafiku në Fushë Kosovë, ku një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor.

Këmbësori fillimisht ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor, por se mas mesnate ka ndërruar jetë.

Kështu bën me dije Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Fushë Kosovë .27.07.2022-20:05. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditë një këmbësor mashkull  kosovar. Viktima është dërguar në QKUK ku me  datë 28.07.2022 rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./Indeksonline/