75 Mall Live Search
20:52 / E Diele, 21 Shkurt 2021 / AR

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Podujevë, kjo është mosha e tij

Indeksonline pak më parë raportoi se në fshatin Shakovicë të Podujevës një veturë ka goditur një këmbësorë.

Ndërsa tani, viktima ka ndërruar jetë. Ai është i moshës 67 vjeç.

Lajmi për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pesuar këmbësori që menjëherë është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.

Informatë shtesë:

Të nderuar ju njoftojmë se këmbësori V.A. mashkull 67 vjeç, i lënduar në aksident nuk ka arrit të përballoj plagët e shkatuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevë. Bazuar në informatat e fundit të pranuara nga vendi i ngjarjes tretman mjekësor ka kërkuar edhe një person tjetër (pasagjer në veturën e përfshirë në aksident).