75 Mall Live Search
09:18 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / OSH

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Rahovec

IndeksOnline mbrëmë ka raportuar se një veturë ka goditur një këmbësor në rrugën “Avdullah Bugari” në komunën e Rahovecit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore me ç’rast ka ndërruar jetë rreth orës 23:00.

Ngasësi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës ju ka liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Rr. Avdullah Bugari, Rahovec 15.02.2022 – 18:25.  I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa vendore  kishte shkaktuar aksident duke e goditë këmbësorin – viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës. Viktima rreth orës 23:00 në spital ka ndërruar jetë vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit i dyshuari – ngasësi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës ju ka liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/