18:58 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vdes këngëtari i njohur, humb betejën me kancerin

Ka ndërruar jetë këngëtari  dhe kitaristi i njohur i grupit “ The Monkees”, Peter Tork.

Këngëtari humbin betejën me sëmundjen e rrallë të kancerit që preku gjuhën  në vitin 2009, shkruan Indeksonline.

Lajmin për vdekjen e 77 vjeçarit e ka konfirmuar motra e tij, Anne Thorkelson e cila nuk dha detaje të tjera rreth arsyeve të vdekjes.

“Është me zemrat e tejkaluara dhe të thyera që ne ndajmë lajmin shkatërrues se shoku ynë, mentori, mësuesi dhe shpirti i mahnitshëm, Peter Tork, ka kaluar nga kjo botë” thuhej në njoftimin zyrtar për vdekjen e tij.

Kujtojmë që Tork u largua nga grupi “The Monkees” i përbërë nga katër anëtar në vitin 1968 dhe grupi zyrtarisht u prish dy vjet më vonë./Indekonline/