22:45 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019

Vdes këngëtari me famë botërore

Këngëtari i njohur amerikan Jeff Fenholt  ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare, pasi luftoi me probleme shëndetësore, ende të pazbuluara, transmeton Indeksonline.

Ylli i ‘Broadway’ Jeff, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Newport Beach, të Kalifornisë.

Djali i tij Tristan Fenholt, i cili është një pastor në The Rock, Anaheim, i bëri dedikim babait të tij në një postim në Facebook të Mërkurën.

‘Dje, babai im – Jeff Fenholt – shkoi në shtëpi për të qenë me Zotin. Si të gjithë ne, ai nuk ishte një njeri i përsosur, por ai e njihte Shpëtimtarin e përsosur (Jezusin) dhe donte ta ndante ungjillin me aq njerëz sa të ishte e mundur, ‘ : shkroi ai.

‘Muzika e tij preku fjalë për fjalë jetën e qindra mijëra njerëzve. Ai me të vërtetë e donte Zotin … dhe akoma e bën. Unë të dua dhe më mungon, baba! ‘ /Indeksonline/