75 Mall Live Search
14:30 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vdes këngëtari shqiptar i gjeneratës së artë të viteve të 80-ta

Hit-këngëtari i gjeneratës së artë të viteve 80-ta dhe njohësi i mirë i zhanrit Evergreen Fatmir Bajraktari, ka vdekur mbrëmë në moshën 67 vjeçare.

Aktualisht i ndjeri Fatmir Bajrakatari ishte edhe kryetar i  Korit famoz ‘Siparantum’, sukseset e të cilit kanë tejkaluar kufinjtë nacional dhe kombëtarë.

I ndjeri ka humbur betejën me vdekjen në QKUK.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga familja e tashmë të ndjerit.

Fatmir Bajraktari do të përcjellet sot për në banesën e tij të fundit. Ceremonia mortore do zhvilohet në varrezat e qytetit në Pejë, në ora 15:00 nga rrethi i ngushtë familjarë, konform masave pandemike Covid 19.