14:00 / E Martë, 06 Qershor 2023 / AR

Vdes këngëtarja e grupit ‘The Girl’

Këngëtarja braziliane Astrud Gilberto ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Këtë e ka bërë të ditur llogaria zyrtare e Gilberto në Instagram.

Gilberto ishte një emër i njohur i Bossa Nova. Pas albumit të saj debutues në 1965, këngëtarja publikoi shtatëmbëdhjetë albume të tjera në gjuhë të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Në vitin 2002 ajo i tha lamtumirë skenës. Në vitet e fundit të jetës së saj, Gilberto ishte aktive si artiste dhe e përkushtuar ndaj të drejtave të kafshëve./Indeksonline/