14:10 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vdes këngëtarja e njohur, humb “luftën” me kancerin

Anëtarja e grupit të famshëm “Roxette”, Marie Fredriksson ka vdekur në moshën 61- vjeçare, këtë e ka konfirmuar menaxheri i saj.

Ylli suedez arriti suksesin global në vitet 1990 me hitet që përfshijnë The Look, Joyride and It Must Have Been Love, transmeton Indeksonline.

Në deklaratën për vdekjen e saj thuhetse këngëtarja kishte vdekur të martën, 9 dhjetor pas një beteje të gjatë 17-vjeçare me kancerin.

“Ju ishit mikja më e mrekullueshme për mbi 40 vjet”, shkroi pas lajmit shoku i saj i grupit Per Gessle. Gjërat nuk do të jenë kurrë më të njëjta”, u shpreh ai.

Kujtojmë se hiti më i madh i grupit ishte “Listen To Your Heart”, e cila i ka rezistuar kohës dhe vazhdon ende të dëgjohet./Indeksonline/