12:47 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Vdes kitaristi amerikan i rokut, Dick Dale

Kitaristi amerikan i rokut Dick Dale ka vdekur në moshën 81-vjeçare. Dale njihet për krijimin e një stili në muzikë të ndërlidhur me kulturën e sërfit, të etiketuar si rok sërfi.

Zhanri i tij në muzikë, i lansuar në fillim të viteve të 1960-ta, inspiroi shumë kitaristë elektrikë dhe karriera e tij u shtri përgjatë shumë dekadave.

Shkaku i vdekjes së tij ende nuk dihet ndërsa lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi basisti i Dale, Sam Bolle.

Figurat e famshme dhe fansat e kanë nderuar muzikantit i cili është quajtur si “Mbreti i Kitarës së Sërfit” dhe shumë njerëz e kanë përshkruar në rrjetet sociale si “një novator të vërtetë”.