Vdes kitaristi legjendar amerikan

Pas më shumë se një dekade betejë me sëmundjen, ka vdekur kitaristi legjendar amerikan, Eddie Van Halen. Valerie Bertinelli, ish-gruaja e Eddiet dhe nëna e fëmijës së tij të vetëm, Wolfgangu, ka njoftuar vdekjen e Edit.

Eddie konsiderohej një nga kitaristët më të mirë dhe më me ndikim të të gjitha kohëve. “Runnin ‘With the Devil”, “Unchained”, “Hot for Teacher”, “Panama” dhe “Jump” ishin disa nga hitet më të mëdha të tij.
Van Haleni u fut në sallën e famës të Rock & Roll më 2007 dhe Eddie konsiderohet një nga mjeshtërit më të mëdhenj të kitarës të të gjitha kohëve./Indeksonline/