75 Mall Live Search
10:56 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vdes komandant “Leka”, varrimi sot në Komoran

Pas një sëmundje të rëndë, mbrëmë në moshën 58 vjeçare ka vdekur Ragip Mulaku, i njohur si komandant “Leka”.

“Leka” ishte veteran dhe invalid i luftës së fundit. Ai ka shërbyer në Brigadën 121 Batalioni i parë “Ymer Alushani”.

Po ashtu ai ka punuar në administratën komunale të Drenasit.

Homazhet e të ndjerit bëhen prej orës 17:00 në shkollën fillore “7 Marsi” në fshatin Kishnarekë, ndërsa varrimi bëhet në ora 18:00 në varrezat e fshatit Komoran 3./Indeksonline/