Vdes komediani në moshën 28-vjeçare

Komediani Ken Flores ka ndërruar jetë tragjikisht, në moshën 28-vjeçare, në mes të turneut të tij në Butterfly Effect Tour.
“Me pikëllim të madh konfirmojmë vdekjen e mikut, vëllait dhe djalit tonë, Kenyi Flores”, postoi familja të mërkurën në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Indeksonline.
“Ju lutemi respektoni privatësinë tonë në këtë moment pasi të gjithë jemi të tronditur dhe të shkatërruar nga kjo humbje”.
Zyra e ekzaminuesit mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit konfirmoi për TMZ-në se Keni vdiq të martën nga shkaqe ende të panjohura./Indeksonline/
