75 Mall Live Search
13:37 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vdes kosovari 3-vjeçar në Gjermani

Mëngjesin e ditës së djeshme, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani. Një fëmijë 3 vjeç nga Kosova ka ndërruar jetë rrugës, duke shkuar në çerdhe.

Lajmin e kanë konfirmuar për Express-in, familjarët e L. Gashit.

Ata kanë bërë të ditur se djali ka qenë duke shkuar në çerdhe, kur i ka rënë të fikët, derisa më vonë është konstatuar se kishte vdekur nga infarkti. Rasti ka ndodhur në Frankfurt.

Familja e tij nga fshati Ngucat i Malishevës, ndërkaq, ka bërë të ditur se djali nuk ka qenë i sëmurë më parë.

Për varrimin e tij ende nuk dihet saktë, pasi që fillimisht duhet të kryhen procedurat në shtetin gjerman.