Vdes kryetari i nëndegës së LDK-së në Barilevë, daja i Ismet Beqirit
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka njoftuar ndarjen nga jeta të Adem Llumnicës, kryetarit të nëndegës së LDK-së në Barilevë. Llumnica ishte dajë i Beqirit ndërsa luftonte për jetë në 10 ditët e fundit.
“Sot me dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e dajës Adem Llumnica, Kryetar i nëndegës së LDK në Barilevë.
Ai për 10 ditë me radhë luftoi për jetë, fatkeqësisht sot ndërroi jetë.Ishte njeri i jashtëzakonshëm, prind dhe familjar i dashur.
Veprimtar i palodhshëm i çështjes kombëtare dhe i LDK-së.
Ngushllime familjes,Kryesisë së nëndegës,Degës dhe gjithë qytetarëve të Barilevës dhe më gjërë.Herët ike, herët na le.
I përjetshëm kujtimi për ty” shkruan Beqiri në njoftim./Indeksonline/
