75 Mall Live Search
14:41 / E Martë, 26 Tetor 2021 / LB

Vdes laboranti i Klinikës Gjinekologjike, Fahredin Mustafa

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton për vdekjen e laborantit mjekësor, Fahredin Mustafa, i cili për shumë vjet shërbeu në Laboratorin e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Gjatë punës së tij, Fahredini shërbeu me përkushtim të madh dhe profesionalizëm, duke ofruar shumë shërbime për pacientet e shtrira në këtë klinikë”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve për këtë humbje të madhe!”.