07:31 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Vdes legjenda austriake e Formula 1, Nicky Lauda

Tri herë kampioni i botës i Formula 1, Niki Lauda, ka vdekur sot në moshën 70 vjeçare.

Legjendari austriak, një nga figurat më të njohura në gara motorike, mori titullin për Ferrarin në 1975 dhe 1977 dhe McLaren në 1984.

Për shumë njerëz, ai mbahet mend për shërimin e tij të shpejtë dhe kthimin në gara pasi u dogj keq në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë në 1976.

Lauda, i cili iu nënshtrua transplantit të mushkërive në gusht, “vdiq në mënyrë paqësore” të hënën, tha familja e tij.

“Arritjet e tij unike si atlet dhe sipërmarrës janë dhe do të mbeten të paharrueshme, ndjeshmëria e tij e palodhshme për veprim, drejtësia e tij dhe guximi i tij mbeten një model dhe një pikë referimi për të gjithë ne”, thuhet në deklaratën e familjes së tij.