16:30 / E Diele, 17 Shtator 2023 / AR

Vdes legjenda e aktrimit

Legjenda e aktrimit, Joy Chambers-Grundy, e cila luajti si Rosemary Daniels, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Në një deklaratë të lëshuar nga familja e saj, thuhet se aktorja e ndjerë ka vdekur ‘në gjumë’ ndërsa ishte ‘e rrethuar nga të dashurit’.

“Joy do të mbahet mend si fituese e çmimeve të mëdha, një autore, një poete, dhe një biznesmene e jashtëzakonshme që punoi së bashku me bashkëshortin e saj për të ndërtuar një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të pavarur në botë”, thuhet në deklaratë./Indeksonline/