Vdes legjenda e ekipit të Lazios

ËShtë ndarë nga jeta ish-legjenda e klubit italian, Lazio.
Bëhet fjalë për Guiseppe Wilson, ose i njohur ndryshe si Pino, i cili ka pësuar një goditje në tru, teksa është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.
Pino ishte pjesë e skuadrës italiane nga viti 1969-1980, gjersa në këtë periudhë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Lazios.
Në sezonin 1973-1974 kur ishte edhe kapiten fitoi titullin e parë në Seria A.
I lindur në Angli, Pino luante si qendërmbrojtës, ku e kaloi pjesën më të madhe të karrierës në Itali dhe ishte pjesë e kombëtares, madje edhe mori pjesë në Botërorin e vitit 1974 në Gjermani.
Ai luajti vetëm tre ndeshje me kombëtaren italiane, ndërkohë që me Lazion numëron më shumë se 300 ndeshje dhe vlerësohej shumë si lider dhe kapiten i asaj skuadre.