75 Mall Live Search
12:42 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Vdes legjenda e Formula 1

Legjenda Formula 1 Sir Stirling Moss ka vdekur sot në moshën 90-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë.

Moss vlerësohet nga shumë si njëri prej shoferëve më të mirë në histori të Formula 1, shkruan IndeksOnline.


Ai është tërhequr nga jeta publike në janar të vitit 2018, për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore.

90-vjeçari i kaloi 134 ditë në spitali pas një infeksioni në gjoks, i cili i ishte paraqitur gjatë pushimeve në Singapor në dhjetor të vitit 2016.

Britaniku e humbi në mënyrë të famshme titullin në Formula 1 në vitin 1958 ndaj bashkatdhetarit Mike Hawthorn, të cilin e kishte përkrahur dhe e kishte shpëtuar nga diskualifikimi kur ai ishte akuzuar për vozitje prapa në shteg në grand Prix të Portugalisë, njofton The Sun.

Ai e zuri vendin e dytë katër herë në Formula 1 dhe u shpall Personaliteti Sportiv i Vitit më 1961