Vdes legjenda e Hollivudit, Sidney Poitier

Sidney Poitier, afro-amerikani i parë që fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.
Vdekja e yllit të Hollivudit u konfirmua për BBC nga zyra e Fred Mitchell, ministrit të punëve të jashtme të Bahamas, shkruan BBC.
Poitier ishte një aktor gjurmëlënës dhe një humanitar e diplomat i respektuar. Ai fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për Lilies of the Field, më 1963.
I lindur në Miami, ai u rrit në një fermë në Bahamas dhe u transferua në New York në moshën 16-vjeçare.
Ai u regjistrua për një periudhë të shkurtër në ushtri ndërsa merrte mësime aktrimi, në rrugën për t’u bërë një yll i skenës dhe ekranit.
Paraqitja e tij në The Defiant Ones më 1958 i dha atij nominimin e tij të parë për Oscar, në vetvete një arritje historike për një zezak në një kategori kryesore në atë kohë.
Aktori ishte i rregullt në ekran në një kohë të segregacionit racor në SHBA, duke u shfaqur në Patch of Blue më 1965, dhe më pas në Heat of the Night, e ndjekur nga Guess Who’s Coming to Dinner, duke luajtur një zezak me një të fejuar të bardhë.