10:05 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vdes legjenda e Interit: ‘Këmba e majtë e Zotit’

Ditën e sotme bota e futbollit ka marrë një lajm mjaftë të rëndë.

Legjenda e Interit, Mario Corso, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

Po kush ishte Mario Corso?

Corso është vlerësuar si një nga lojtarët më të mëdhenj italian në pozicionin e tij (mesfushor i majtë), duke fituar pseudonimet si ” Mandrake ” dhe “Këmba e majtë e Zotit”, për shkak të aftësive të tij dhe teknikës në goditjet e dënimit

Corso pati një karrierë të shkëlqyer me Interin, me të cilën zhvilloi 509 ndeshje, duke realizuar 94 gola.