Vdes ”legjenda” e Milanit dhe kampioni evropian me Italinë

Futbolli italian dhe ai botëror është në zi, pasi kët ë të premte ka ndërruar jetë ish-futbollisti Giovanni Lodetti.
Legjanda e Milanit vdiq në moshën 81 vjeçare, shkruan IndeksOnline.
Lodetti, i rritur në sektorin e të rinjve të Milanos, bëri debutimin e tij me ekipin e parë të klubit kuqezi në vitin 1961.
Me Milanin ai fitoi dy scudeto, një Kupë Italie, dy Kupa Evropiane, një Kupë Ndërkontinentale dhe një Kupë të Fituesve të Kupave.
Gjatë karrierës së tij ai ka veshur edhe fanellat e Sampdorias, Foggia-s dhe Novarës, por mbi të gjitha të kombëtares, me të cilën grumbulloi 17 paraqitje dhe dy gola, duke u bërë kampion evropian në vitin 1968./IndeksOnline/