75 Mall Live Search
22:52 / E Premte, 18 Korrik 2025 / MSH

Vdes legjenda e muzikës filmike, Alan Bergman

Është ndarë nga jeta Alan Bergman, kompozitori fitues i çmimeve Oscar, Grammy dhe Emmy, i cili bashkëpunoi me gruan e tij Marilyn për më shumë se gjashtë dekada dhe krijoi hite si “The Windmills of Your Mind”, “The Way We Were” dhe “In the Heat of the Night”.

Ai ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Bergmans shkruan qindra këngë, kryesisht për filma dhe seriale televizive, dhe bashkëpunuan me kompozitorë si John Ëilliams, Quincy Jones, Henry Mancini dhe David Shire.

Materialet e tyre përfshinin këngën “In the Heat of the Night” të Ray Charles nga filmi me të njëjtin emër; këngën “The Windmills of Your Mind” të Noel Harrison nga filmi “The Thomas Croën Affair”; dhe këngën “It Might Be You” të Stephen Bishop nga filmi “Tootsie”.

“The Way We Were” ishte kënga më e shitur e vitit 1974 dhe u solli Bergmanëve një nga tre çmimet Oscar, të tjerat erdhën për “Windmills of Your Mind” dhe kolonën zanore të “Yentl”.

Çifti I kompozitorëve fituan gjithashtu dy çmime Grammy, katër çmime Emmy dhe gjatë gjithë jetës u nderuan me shumë ccmime për arritjet e tyre.

Alan Bergman lindi më 11 shtator 1925. Ai studio Universitetin e Karolinës së Veriut në dhe mori një diplomë masteri në muzikë.

Marilyn dhe Alan u martuan në shkurt të vitit 1958 dhe ishin partnerë profesionistë gjatë gjithë karrierës së tyre.