75 Mall Live Search
07:55 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vdes lideri historik i Zimbabvesë

Udhëheqësi i parë i Zimbabvesë pas pavarësisë, Robert Mugabe, ka vdekur sot në moshën 95- vjeçare.

Ai ishte në luftë me një sëmundje të rëndë dhe nuk ia doli të triumfonte. Lajmin e hidhur për vdekjen e liderit historik e dha familja e tij.

Mugabe ishte i shtruar në një spital në Singapor që nga prilli i këtij viti.

Ai u rrëzua nga pushteti me një grusht shteti ushtarak në nëntor 2017, duke i dhënë fund mbretërimit të tij tri dekadash.

Robert Mugabe i fitoi zgjedhjet e para pas pavarësisë duke u bërë kryeministër në vitin 1980. Në vitin 1987 ai e shfuqizoi postin e kryeministrit duke u bërë president.