75 Mall Live Search
17:42 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / AR

Vdes maestroja që bëri histori në Festivalin e Sanremos

Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare dirigjenti dhe kompozitori i njohur italian Beppe Vessicchio. Mjeshtri i madh dha frymën e fundit në repartin e reanimacionit të spitalit San Camillo Forlanini në Romë, pas një pneumonie intersticiale që u përkeqësua me shpejtësi.

Familja e tij ka kërkuar respektimin e plotë të dhimbjes së tyre, si dhe ka bërë të ditur se funerali do të zhvillohet në formë rreptësisht private.

Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi nga bota e muzikës, e spektaklit dhe edhe ajo politike.

Shumë artistë që kanë punuar me të në programe si Amici di Maria De Filippi i kanë kushtuar fjalë prekëse.

Ndërron jetë Giuseppe Vessicchio, maestroja që bëri histori

Beppe Vessicchio mbetet një simbol i muzikës italiane, një figurë e dashur për publikun që për dekada i dha orkestrës italiane shpirt, elegancë dhe harmoni.