Vdes majori i FSK-së dhe ish-ushtari i UÇK-së, Agron Spahiu

Forca e Sigurisë së Kosovës ka lajmëruar se Majori Agron Spahiu ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
Spahiu ka qenë edhe ish-ushtar i UÇK-së në brigadën 111 “Adem Jashari”, Zona Operative e Drenicës, transmeton Indeksonline.
Cermonia e varrimit do të mbahet në ora 17:00 në fshatin Runië të Skenderajt.
Ai pas vetës la bashkëshorten dhe dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë./Indeksonline/