75 Mall Live Search
15:12 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Vdes mësimdhënësja në Mitrovicë, kolektivi dhe nxënësit e shokuar

Lindita Preteni, mësimdhënëse në shkollën “Fazli Greiçevci” në Shipol të Mitrovicës ka vdekur në moshën e re.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re të mësueses Lindita Preteni, e cila punonte në shkollën “Fazli Grajqevci” në Mitrovicë. Mësuese Lindita, sapo kishte nisur të japë kontributin e saj me përkushtim në arsimimin e gjeneratave të reja, prandaj kjo e shton dhembjen tonë dhe është një humbje e madhe për shkollën ku punonte, komunën dhe arsimin në përgjithësi”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ndërsa mësimdhënësit e shkollës kanë thënë se ajo ishte një engjëll, me virtyte të larta ku bëri për vete të gjithë stafin, nxënësit dhe komunitetin.

“Ende nuk po besojmë…Linda do mbetesh e paharrueshme për ne, për nxënësit e tu, qe me padurim e pritnin Festen e Abetares”, kanë shkruar kolegët e saj në Facebook./Indeksonline/