Vdes Mino Raiola, agjenti i famshëm i futbollit

Ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare agjenti i shumë yjeve të futbollit, Mino Raiola.
Agjenti italian kishte probleme të vazhdueshme me shëndetin muajve të fundit për çka ishte hospitalizuar disa herë.

Zlatan Ibrahimoviq, Paul Pogba, Erling Haaland, janë vetëm disa nga yjet që i udhëheqte Raiola.
Raiola për shumë vite konsiderohej si agjenti më i mirë në botën e futbollit dhe njihej për ndikimin e madh që kishte edhe në fushë./Indeksonline/