Vdes mjeku i njohur në Spitalin e Pejës, ishte në orarin e punës

Një mjek ka vdekur sot në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai thotë për Indeksonline se dyshimet e para janë se vdekja ka qenë natyrale.
“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, tha Nikçi.
Ndërkohë, burime të Indeksonline bëjën me dije se mjeku spcialist në fjalë është Reshat Emra./Indeksonline/
