Vdes modelja e aferës Profumo (Foto)
Modelja e njohur, Christine Keeler ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.
Lajmin e vdekjes së saj e bëri të ditur djali i saj, ndërsa shtoi se nëna e tij, humbi betejën disa muajshe nga sëmundja pulmonare obstuktive kronike, njofton Klan Kosova.
Christine Keeler, ishte modele e njohur për përfshirjen e saj në aferën Profumo të viteve 1960.
Keeler u bë e famshme për pjesën e saj në skandalin e vitit 1963, e cila tronditi qeverinë e Harold Macmillan.
Në kulmin e Luftës së Ftohtë, adoleshentja e atëhershme deklaroi se kishte një lidhje me Ministrin Konservator të Kabinetit John Profumo dhe një diplomat rus në të njëjtën kohë.