75 Mall Live Search
08:40 / E Diele, 19 Maj 2024 / Gj. Sh

Vdes moderatorja e CNN-it

Ka vdekur moderatorja e CNN-it, Alice Stewart, në moshën 58- vjeçare.

E ndjera u gjet e vdekur të shtunën në lagjen ‘’Bellevue’’ në Washington.

Sipas CNN-it, dyshohet se ajo vdiq nga një sëmundje. Stewart ishte moderatore në fushën e  politikes.

Stewart lindi, më 11 mars 1966, në Atlanta dhe filloi karrierën e saj si reportere lokale në Gjeorgji përpara se të transferohej në Little Rock, Arkansas, për të qenë një spikere lajmesh. /IndeksOnline/