75 Mall Live Search
10:06 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / k.v

Vdes motoçiklisti në Viti, u përplas në një veturë

Një motoçiklist ka vdekur mëngjesin e së mërkurës në Viti. Duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes i njëjti kishte humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe kishte goditur një veturë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, transmeton IndeksOnline. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është konfirmuar edhe përmes raportit 24 orësh të policisë. “I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij, dyshohet se duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën dhe godet një veturë dhe përfundon jashtë rrugës. I njëjti pëson lëndim të rënda dhe dërgohet për trajtim mjekësor ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Me rastin është duke u marrë njësiti për hetimin e aksidenteve në kuadër të drejtorisë regjionale të policisë./IndeksOnline/