75 Mall Live Search
19:24 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / Blerim

Vdes Murat Jashari, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit

Murat Jashari ka vdekur në QKUK, ndërkohë që po e vuante dënimin për tentim vrasjen ndaj Azem Vllasit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur avokatja, Fehmije Gashi Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook.

“Ndaj dhembjen me familjen Jashari nga Kumanova, dhe jam tejet e pikëlluar që Murati për katër vite qëndroi në paraburgim pa pasur mundësi të ishte me familjen e tij”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Lajmin po ashtu e ka konfirmuar edhe zyrtari për Informim i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Gashi ka thëne se  Jashari ka qenë i shtrirë në repartin e psikiatrisë forenzike dhe që para një jave ka kaluar në repartin, ku nuk është nën përkujdesje të Shërbimit Korrektues të Kosovës.