23:30 / E Premte, 12 Gusht 2022 / MSH

Vdes në aksident aktorja hollivudiane, familja dhuron organët e saj

Aktorja e njohur, Anne Heche u nda nga jeta sot në një spital në Los Angeles, një javë pas aksidentit famëkeq me veturë.

Heche, e cila ka luftuar ndër vite me varësinë e saj nga droga, u tha nga policia se kishte thithur shumë kokainë gjatë drejtimit të mjetit.

Familja e saj e mbajti atë gjallë në një ventilator ndërsa mjekët morën organet e saj për dhurim.