75 Mall Live Search
09:57 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vdes në një aksident kantautori i Destiny’s Child

Kantautori LaShawn Daniels është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare.

Daniels  shkroi tekste të tilla si Say My Name të Destiny’s Child, ku ka fituar çmimin “Grammy” dhe këngën e Lady Gagas, Telephone.

Kantautori, i cili njihej si Big Shiz, gjithashtu punoi me artistë të mëdhenj si Whitney Houston, Michael Jackson, Brandy dhe Toni Braxton.

Ai vdiq në një aksident me makinë në Karolinën e Jugut. Lajmi u konfirmua nga bashkëshortja e tij, April.

“Një kompozitor dhe kantautor fitues i “Grammy”-it, Daniels ishte besimi dhe shtylla e familjes sonë”, shkroi April në Instagram.

Ai fitoi ëmimin “Grammy” për këngën më të mirë R & B në vitin 2000, Say My Name dhe u nominua edhe 7 herë të tjera.

Daniels ishte një bashkëpunëtor i rregullt i Rodney Jerkinsit AKA Darkchild.

Kantautori ishte martuar me bashkëshorten Aril para 20 vjetësh dhe ka 3 fëmijë.