Vdes aksidentalisht drejtori i “SIGMA”-s në Kosovë, Roland Kaçani
Ka ndërruar jetë drejtori i Kompanisë së Sigurimeve “SIGMA”, Roland Kaçani.
Kaçani njihet në Kosovë si njëri ndër njerëzit më të sukseshëm në fushën e sigurimeve ku kompania që ka drejtuar është lidere në tregun e sigurimeve në Kosovë.
Varrimi i Kaçanit bëhet të hënën në orën 13:00 në Sharrë- Tiranë.
“Kolegë, miq bashkëpunëtorë, i’u njoftoje se sot ka ndërruar jetë aksidentalisht Roland Kaçani, drejtor i Kompanisë së Sigurimeve “SIGMA”, dega në Kosovë. Varrimi bëhet nesër në orën 13:00 në Sharrë – Tiranë”, ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” Sami Mazreku, drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.