75 Mall Live Search
22:28 / E Premte, 18 Prill 2025 / Gj. Sh

Vdes në aksident trafiku ish-futbollisti i Dinamo Zagreb dhe Kroacisë

Tragjedi në futbollin kroat.

Ish futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe kobëtares së Kroacisë, Nikolla Pokrivaj ka vdekur në moshën 39-vjeçare, pas një aksidenti trafiku., shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave kroate, në një aksident i cili ka ndodhur mbrëmjen e së premtës reth orës 20:15 në bypass-in Turanjska në Karllovac, kanë mbetur dy persona të vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar dhe transportuar me ambulancë në spital.

Në mesin e viktimave ishte edhe ish-futbollisti Nikolla Pokrivaj.

Dyshohet se Pokrivaci po kthehej nga stërvitja sot duke luajtur për klubin e ligës së ulët Vojnić. Fatkeqësisht, tragjedia ndodhi menjëherë më pas./IndeksOnline/