Vdes në aksident trafiku një 25 vjeçare nga Kosova në Gjermani

Një 25 vjeçare nga Kosova ka vdekur në një aksident trafiku në Gjermani.
Bëhet fjalë për Antonia Tolaj, nga Pobërgja e Deçanit.
Kështu bëri të ditur kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendëses tonë Antonia Tolaj nga Pobërgja, në moshën 25 vjeçare në një aksident trafiku në qytetin Leipzig të Gjermanisë”.
“Nga zemra ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”.