75 Mall Live Search
09:29 / E Martë, 02 Korrik 2024 / AR

Vdes në burg aktori 33-vjeçar

Ylli i “Married at First Sight”-it, Andrew Jury, ka ndërruar jetë.

Gjatë fundjavës u zbulua se ai kishte vdekur në moshën 33-vjeçare, transmeton Indeksonline.

Tani babai i tij ka konfirmuar se ish-ylli televiziv ishte në burg kur vdiq. Roy Jury tha se djali i tij ishte në paraburgim brenda Mt Eden Corrections Facility.

Roy shtoi se djali i tij ishte arrestuar, më 2 prill dhe u kishte thënë të afërmve të tij se po “luftonte” në burg.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi lajmin për vdekje.

“Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë dhe i është referuar mjekësisë ligjore”, tha policia./Indeksonline/

Babai i Andrew Jury tha se ai kishte shqetësime për gjendjen mendore të djalit të tij para vdekjes së tij.