75 Mall Live Search
18:50 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vdes në hotel austriaku që po qëndronte në Prishtinë

Një shtetas austriak është gjetur i vdekur në një nga hotelet në Prishtinë, përcjellë Indeksonline.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se me rastin janë duke u marrë të gjitha njësitet policore.

“Sot në Stacioni policor të Graçanicës, është iniciuar një rast, vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë-Shkup. Vdekjen e viktimës mashkull shtetas austriak, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha ajo. /Indeksonline/